Mbrojtja e Klientëve

FINCA që para një kohe ka vendosur një standard për mbrojtjen e klientëve në industrinë e mikro-financave. Ne mbështesim dhe kemi ndihmuar në themelimin e fushatës SMART, që paraqet një varg parimesh të dizajnuar për të siguruar se institucionet mikro-financiare ushtrojnë etikë të mirë dhe biznes të mençur. Ky kod i sjelljes, i cili është i favorshëm për klientët, thërret për:

  • Dizajnim dhe ofrim të produkteve të duhura;
  • Parandalim të mbi-ngarkimit të klientëve me borxhe;
  • Transparencë;
  • Çmime të përgjegjshme;
  • Trajtim të drejtë dhe të respektueshëm për klientët;
  • Privatësi të të dhënave të klientëve;
  •  Mekanizma për zgjidhjen e pakënaqësive.

Ne poashtu marrim pjesë dhe mbështesim në mënyrë aktive transparencën në mikro-financa, përpjekje kjo e gjithë industrisë që synon sigurimin e transparencës së plotë të çmimeve, si dhe Standardet Universale të Task-Forcës mbi Performancën Sociale, e cila mat performancën sociale dhe jetësimin e misionit.
Në vijim kemi dy mënyra shtesë përmes së cilave FINCA mbron konsumatorët e saj:

TRAJNIMI I KONSUMATORËVE

Konsumatorët e FINCA-s duhet t’i nënshtrohen trajnimit para se të marrin kredi. Klientët përgjatë trajnimit mësojnë për kredi, mësojnë si të menaxhojnë rrjedhën e parasë, si të ndajnë një pjesë të profitit në kursime dhe si të kuptojnë se a kanë kapacitete për të zgjeruar bizneset e tyre.

HULUMTIMEVE PËR KONSUMATORË  

FINCA bën hulumtime rigoroze me qëllim të kuptojë klientët e saj më mirë dhe të kuptojë se si mikro-financat ndikojnë në jetët dhe mjetet e tyre të jetesës. Hulumtimet ndihmojnë të vërtetohet se si ne jemi duke arritur tek ndërmarrësit me të ardhura të ulëta, dhe si produktet dhe shërbimet tona plotësojnë nevojat e tyre. Krahas kësaj, hulumtimet na ndihmojnë të përshtatim praktikat tona karshi tregjeve dhe nevojave të klientëve, të cilat vazhdimisht ndryshojnë.

 
FINCA Kosovë është institucion mikrofinanciar degë e organizatës FINCA International me seli në Washington D.C., ShBA.
©2017 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë