Politikat e Privatësisë

Qëllimi i këtij uebsajti të FINCA Kosovë, është të informojë publikun për punën e saj dhe për të mbledhur mbështetje financiare dhe mbështetje të llojeve tjera. E drejta autoriale mbi gjithë uebsajtin, tekstin dhe përmbajtjen e tij, është pronësi e FINCA Kosovë. Asnjë tekst, kopje apo grafikë në këtë uebsajt nuk mund të riprodhohet, në tërësi apo pjesërisht (përveç për informatat për të cilat është e qartë se janë marrë nga domeni publik), pa lejen paraprake me shkrim nga FINCA.

FINCA vlerëson mbështetjen tuaj dhe është e zotuar të mbrojë privatësinë tuaj. Kjo deklaratë adreson pyetjet që vizitorët e uebsajtit tonë mund t’i kenë në lidhje me informatat që na kanë ofruar dhe për mënyrën se si i trajtojmë ato informata.

FINCA bën përpjekjet e saja maksimale për të respektuar privatësinë e vizitorëve tonë online. Ne nuk kërkojmë nga vizitorët e sajtit tonë të regjistrohen apo të japin ndonjë informatë për të shikuar sajtin tonë. Ne nuk mbledhim informata personale të identifikueshme nga vizitorët e sajtit tonë, përveç nëse vizitorët i ofrojnë ato vullnetarisht dhe me dijeni të plotë. FINCA ju siguron se e mban identitetin e secilit që na kontakton përmes këtij sajti konfidencial. Nëse keni ndonjë pyetje përkitazi me politikat tonë mbi privatësinë, ju lutem na kontaktoni në:

FINCA Kosovë
Zyra Qendrore
Rr. Robert Doll, Nr. 5
10000, Prishtinë
Republika e Kosovës
+381 (0) 38 609 721 (tel.)
+381 (0) 38 609 722 (fax.)

Apo na shkruani në:

info@nullfincakosovo.org 

Apo përmes emailit në:

  • Keni ndonjë pyetje për informata të përgjithshme
  • Keni ndonjë koment apo reagim
  • Dëshironi të pranoni informata vetëm përmes emailit

Mbledhja e informatave

Siç u cek më lartë, FINCA nuk kërkon nga vizitorët të regjistrohen apo të japin ndonjë informatë personale të identifikueshme për të vizituar uebsajtin tonë. Ne nuk mbledhim informata personale të identifikueshme nga individët, përveç nëse i ofrojnë mbi baza vullnetare. Ne mbledhim informata jo-identifikuese nga vizitorët e uebsajtit për qëllime të rishikimit intern. Këto informata përfshijnë numrin total të vizitorëve, faqet e vizituara dhe informata tjera jo-identifikuese. Ne shfrytëzojmë këto informata për të përmirësuar uebsajtin tonë dhe për të bërë përvojën tuaj në sajtin tonë sa më të mirë të mundshme.

Seksioni për Punësim, për Vullnetarë dhe Praktikantë

FINCA kërkon informata kontaktuese (si emrin, emailin dhe adresën), si dhe informata personale si rezyme dhe letër interesimi nga vizitorët e faqeve që kanë të bëjnë me mundësi punësimi, për praktikë dhe për vullnetarë. Këtë informatë e përdorim vetëm për qëllime të burimeve njerëzore dhe nuk ndahet me organizata të jashtme.

Profili

Ne ruajmë informatat të cilat i mbledhim përmes cookies dhe dosjeve regjistruese për të parë preferencat e vizitorëve tonë, e jo për të mbledhur informata personale apo për t’i ndarë informatat e mbledhura me palët e treta.

Cookies

Një “cookie” është një pjesë e informatës së ruajtur në hard diskun e kompjuterit tuaj kur të vizitoni faqen tonë. FINCA i përdor këto cookies për të analizuar se cilat faqe të uebsajtit tonë vizitohen më së shumti dhe për të përmirësuar përvojën e vizitorëve në uebsajtin tonë. Ne nuk i shfrytëzojmë këto cookies për të ruajtur apo për të mbledhur ndonjë informatë personale. Shumë shfletues ofrojnë mundësinë e bllokimit apo të heqjes së cookies. Ju mund të vizitoni uebsajtin tonë edhe kur të bllokoni cookies, mirëpo do të na ndihmonte të përmirësojmë përdorimin dhe efektivitetin e uebsajtit tonë nëse në shfletuesin tuaj i leni cookies aktive.

Dosjet Regjistruese

Njëlloj si shumica e serverëve standard të uebsajteve, ne mbledhim automatikisht informata të caktuara dhe i ruajmë në dosjet e regjistrimit. Kjo informatë përfshin adresën e protokollit të internetit (IP), llojin e shfletuesit, ofruesin e shërbimit të internetit (ISP), faqet referuese/dalëse, llojin e platformës, vulën e datës/kohës dhe numrin e klikimeve për të analizuar trendet, për të administruar uebsajtin, për të gjurmuar lëvizjet e vizitorëve në agregat dhe për të mbledhur informata të gjera demografike për shfrytëzim agregat. Ne shfrytëzojmë këtë informatë, e cila nuk identifikon shfrytëzuesit individual, për të analizuar trendet, për të administruar uebsajtin, për të gjurmuar lëvizjet e shfrytëzuesve në uebsajt dhe për të mbledhur informata demografike për komunitetin tonë të shfrytëzuesve. Përveç nëse ju dërgojmë njoftim të veçantë, ne nuk i lidhim këto informata të mbledhura në mënyrë automatike me informatat tuaja personale dhe nuk i shfrytëzojmë për qëllime tjera.

Linqet

Ky uebsajt përmban linqe të uebsajteve tjera. Ju lutem keni parasysh se FINCA Kosovë nuk ka kontroll dhe nuk është përgjegjëse mbi përmbajtjen apo praktikat e privatësisë së sajteve tjera. Ne inkurajojmë vizitorët tonë të jenë të vëmendshëm kur largohen nga sajti ynë dhe të lexojnë deklaratat e privatësisë së uebsajteve tjera, të cilat mbledhin informatat e identifikueshme personale. Kjo deklaratë e privatësinë vlen vetëm për informatat e mbledhura nga ky uebsajt.

Shënim për Prindërit

Ne gëzohemi kur të rinjtë vizitojnë www.kosovo.finca.org për të mësuar më shumë për organizatën tonë dhe për punën tonë në zbutjen e varfërisë globale. FINCA me vetëdije nuk kërkon, dhe nuk mban informata të identifikueshme personale, nga fëmijët nën moshën 18 vjeçare dhe me vetëdije nuk i bën marketing fëmijëve nën moshën 18 vjeçare.

Siguria

FINCA ndërmerr masa të shumta për të mbrojtur informatat e vizitorëve të www.kosovo.finca.org si online ashtu dhe offline. Kur formularët tonë kërkojnë nga vizitorët të shkruajnë informata të ndjeshme, kjo informatë është e koduar. Siguria është një ndër prioritetet tona kryesore për procedimin e donacioneve nga ofruesi i shërbimeve Blackbaud Sphere, i cili zbaton masa të rrepta të sigurisë në mbrojtje të të dhënave të vizitorëve të sajtit tonë, të cilat mund t’i gjeni në politikat e privatësisë së Blackbaud Sphere.

Krahas kësaj, FINCA bën çdo përpjekje – në mirëbesim – për të mbrojtur informatat e vizitorëve offline. Në zyrat tona ka restrikcione sa i përket qasjes në të dhënat e vizitorëve, dhe vetëm punonjësit, të cilët kanë nevojë për këto informata për të kryer një punë specifike, kanë qasje në informatat e identifikueshme personale. Nëse keni ndonjë pyetje sa i përket sigurisë së uebsajtit tonë, ju lutem na shkruani në info@nullfincakosovo.org.

Mbrojtja e të Dhënave Personale

FINCA Kosovë do të përpunojë të dhënat personale të klientëve / stafit të saj dhe palëve të treta në mënyrë të drejtë, ligjore dhe pa shkelur dinjitetin e subjektit të të dhënave. Të dhënat personale do të jetë adekuate, relevante dhe jo të tepruara në raport me qëllimin për të cilin mblidhen dhe/ose përpunohen më tutje. Po ashtu, të dhënat personale do të mblidhen vetëm për qëllime specifike, eksplicite dhe legjitime, dhe nuk mund të përpunohen më tutje në mënyrën e cila nuk është në përputhje me këto qëllime, përveç nëse ligji parasheh ndryshe.

Të dhënat personale duhet të verifikohen, pra saktësia e të dhënave personale, përmes kontrollimit të dokumentit identifikues apo ndonjë dokumenti tjetër të përshtatshëm publik të subjektit të të dhënave, dhe ato të dhëna personale do të jenë të sakta dhe do të përditësohen.

Në fund, FINCA Kosovë do të ruajë të dhënat personale të palëve tjera për të paktën pesë (5) vite. Pas përfundimit të qëllimit të përpunimit, të dhënat personale do të shlyhen, fshihen, asgjësohen, bllokohen apo bëhen anonime. Aktiviteti i tillë do të vendoset nga Komiteti i të Dhënave Personale, i cili përbëhet nga një anëtar i bordit menaxhues, nga Menaxheri i kontrollit të Brendshëm dhe Menaxheri i Administratës.

Njoftimi për Ndryshimet

FINCA kohë pas kohe rishikon dhe azhurnon politikat e saj për komunikim me ju, të cilat ua komunikon përmes emailave të kohëpaskoheshme. Ne do të postojmë çdo informatë të re për këtë politikë në uebsajtin tonë.

Kontakt
FINCA Kosovë
+381 (0) 38 609 722 (fax.)
+381 (0) 38 609 721 (tel.)
info@fincakosovo.org
Rr. Robert Doll, Nr. 5 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës
 
FINCA Kosovë është institucion mikrofinanciar degë e organizatës FINCA International me seli në Washington D.C., ShBA.
©2017 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë