Praktikë Studentore

FINCA Kosovë ofron mundësi të shkëlqyeshme për kryerjen e programit të praktikës për studentët të cilët janë në përfundim të studimeve universitare dhe për ata të cilët kanë përfunduar studimet. Ne ofrojmë mundësi të kryerjes së punës praktike nëpër të gjitha rajonet e Kosovës duke përfshirë edhe disa departamente në kuadër të Zyrës Qendrore. Programi i praktikës zgjatë katër muaj dhe organizohet në dy periudha të vitit, në sezonin veror dhe atë dimëror. Qëllimi i këtij programi është:

  • Krijimi i mundësive për të rinjët për t'i zbatuar aftësitë e tyre në një mjedis të vërtetë të punës.
  • Krijuar lidhje të reja - Si praktikant në FINCA, ju do të jeni anëtar i ekipit, duke fituar mundësinë për të bashkëvepruar me drejtuesit e departamenteve dhe degëve të FINCA Kosovë. Ju gjithashtu do të keni mundësi për të krijuar kontakte dhe përvoja pune, të cilat do mund t'i përdorni më vonë në karrierën tuaj.
  • Punuar me Mentorues profesional - Mentorët do të ju frymëzojnë për të përmbushur sfidat, për të arritur suksese si dhe do të ju bëjnë më të lehtë punën tuaj praktike. FINCA ju mundëson që në fillim të praktikës suaj të ju sigurojë një mentorues me të cilin/en ju do të punoni së bashku.
  • Përfituar përvoja - Këto ditë, punëdhënësit kërkojnë më shumë për një punësim potencial sesa vetëm disa nota të mira. Një punë praktike është një mundësi e përkryer që të fitoni përvojë të vlefshme gjë e cila mund të ju bëjë më të përshtatshëm për punëdhënësit.
  • Krijuar përvoja trajnuese - Si praktikant, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në trajnime të cilat FINCA Kosovë do ti organizojë enkas për praktikantët. Këto trajnime do të jenë specifke për punën tuaj dhe do të ju sigurojnë një punë praktike të suksesshme.


 
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore dhe u mundësojnë ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.
©2017 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë