Punonjësit e FINCA Kosovë dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë


linkedin

Në ditën ndërkombëtare të shëndetit rreth 30 punonjës të FINCA Kosovë dhuruan gjak, si një ndihmë për të shpëtuar jetët e fëmijëve dhe njerëzve të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Dhurimi i gjakut u krye sot në mjediset e Zyrës Qendrore të FINCA-s. Vullnetarët u përshëndetën dhe u falënderuan nga përfaqësues të ekipit mjekësor të qendrës së transfuzionit të gjakut të cilët ishin mirënjohës për punonjësit e FINCA-s të cilët shprehën solidaritet për njerëzit dhe fëmijët në nevojë.

Znj. Donika Krasniqi, menaxhere e Marketingut tek FINCA Kosovë, tha se dhurimi i gjakut shkon përtej shpëtimit të jetëve njerëzore sepse ai e lidh më shumë shoqërinë dhe bën që çdo individ i shoqërisë të ndihet i fortë, i rëndësishëm dhe pjesë e një mjedisi që në qendër vendos njeriun. Ajo shtoi se Institucioni FINCA ndihet mirë që po ndihmon në përcjelljen e këtij mesazhi.

FINCA Kosovë e konsideron Përgjegjshmërinë e Biznesit si një element kyç në çdo vendim që merr. Përveç aspektit human, FINCA Kosovë dëshmoi edhe një herë qe është institucion me përgjegjësi sociale dhe  është e ndjeshme jo vetëm ndaj këtij problemi por dhe ndaj çdo problematike sociale të komunitetit duke kontribuar me projekte të ndryshme përmes Përgjegjshmërisë Sociale të institucionit.

 
 
FINCA Kosovë është institucion mikrofinanciar degë e organizatës FINCA International me seli në Washington D.C., ShBA.
©2017 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë