Promovimi i femrave sipërmarrëse reflektojnë ekonomi stabile në vend


FINCA Kosovë, morri pjesë në tryezën e rrumbullakët “Promovimi i grave në ndërmarrësi dhe vendimmarrje” organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga, për të diskutuar rolin e femrave në ekonomi dhe ndikimin në stabilitetin dhe prosperitetin e vendit.

Ish presidentja Jahjaga, gjatë këtij diskutimi theksoi që grave për një kohë të gjatë iu janë mohuar të drejtat, por tha që vërehet përmirësim i dukshëm në këtë drejtim. “Kur investohet në një grua, nuk investohet vetëm në një grua, por në një familje, shoqëri e komunitet” tha ajo.

Lisa Magno, Drejtoreshë e USAID-it, tha se “ka shumë talente dhe potenciale të femrës në Kosovë dhe grat në këtë dhomë e kanë dëshmuar këtë”.

Si anëtarë të Odës Ekonomike Amerikane, FINCA Kosovë shëmbeu suksesin e produktit të saj për Femra Ndërmarrëse, dhe u zotua që do të gjejnë mënyra më të mira në mbështetjen e grave dhe vajzave për një rol më aktiv në sipërmarrje dhe në vendimmarrje.

 
 
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore dhe u mundësojnë ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.
©2019 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë