Klientët e FINCA Kosovë marrin pjesë në ngjarjen “Gratë Ndërmarrëse të Rajonit”


Ngjarja një ditore e takimit biznes me biznese (B2B), mblodhi gratë e suksesshme sipërmarrëse të sektorëve të bizneseve të ndryshme, me qëllim të realizimit të potencialit të grave në procesin e zhvillimit ekonomik, i cili u mbajt më 4 maj e organizuar nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës, G7.

FINCA Kosovë si anëtare e këtij rrjeti u ka mundësuar klientëve të saj të marrin pjesë në këtë takim që t’ju ofrohen masa lehtësuese, të tejkalohen barrierat rajonale dhe të nxitet bashkëpunim ekonomik tregtar në rajon, një hap më tutje në përkrahjen e klientëve për mbështetje dhe ngritjen e suksesit të bizneseve të tyre.

Kjo ngjarje mblodhi 140 femra ndërmarrëse nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Turqia, e cila ofroi mundësi partneriteti për femrat ndërmarrëse që të eksplorojnë mundësitë e tregut.

Fuqizimi i femrave në ekonomi është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik të vendit. Gjithashtu ky fuqizim paraqet mënyrën më të mirë për shfrytëzimin e aftësive të tyre për të ndikuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik, uljen e varfërisë dhe rritjen e mirëqenies sociale.

FINCA Kosovë vazhdon të jetë përkrahës ndaj femrave ndërmarrëse të Kosovës.

Të ndërtojmë të nesërmen së bashku.

 
 
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore dhe u mundësojnë ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.
©2018 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë