
Më 22 prill, në Ditën Botërore të Tokës, ekipi i FINCA-së së bashku me Komunën e Prishtinës i shprehën mirënjohjen e tyre Planetit Tokë, të cilët me iniciativë vullnetare të përbashkët kanë mbjellë 50 drunjë në oborrin e Fakultetit Teknik.
Mbjellja e drunjëve në këto lokacione është bërë me qëllim të vetëdijësimit të komunitetit për ruajtjen e ambientit që synon rritjen e vëmendjes institucionale e qytetare ndaj ambientit dhe kujdesit ndaj tokës.
Qyteti ynë ka nevojë për hapësira të reja gjelbëruese si dhe për mirëmbajtjen e atyre ekzistuese. Një ambient i pastër e i gjelbëruar mundëson jetë më të shëndoshë. Ambienti është i të gjithëve prandaj dhe krijimi i sa më shumë hapësirave të gjelbëruara është përgjegjësi e të gjithëve.
Këto iniciativa do të vazhdojnë edhe gjatë vitit, ku lagjja e radhës do të jetë lagjja Kalabria.
FINCA – Të ndërtojmë të nesërmen së bashku!