FINCA Kosovë në Turnirin Bamirës të Futbollit “John McCain”


FINCA Kosova, si anëtare e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, mori pjesë në ngjarjen vjetore të bamirësisë, John McCain, në turneun për nder të miqësisë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Ky eveniment tradicional sportiv priti 18 kompani që kontribuojnë në përpjekjet për mbledhjen e fondeve bamirëse të Fondacionit AmCham, i cili vazhdimisht mbështet individët dhe organizatat në nevojë. Fondet e ngritura nga ky turne do t’i kushtohen SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë.

 
 
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore dhe u mundësojnë ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.
©2018 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë