FINCA Kosovë në Festën e Vjeljes së Rrushit – Festivali Tradicional “Hardh Fest” 2018


FINCA Kosovë morri pjesë në edicionin e 17-të, të Festës së Vjeljes së Rrushit – Festivalin “Hardh Fest” 2018, me moton ‘Me pamje kah vneshta’ inspiruar nga tog-fjalësh “Me pamje nga deti”. Eventi do të zhvillohet me 7, 8, 9 shtator. Turistet dhe vizitorët do të kenë mundësi të kënaqën me pamjet që ofron qyteti i Rahovecit bashkë me plantacionet e vreshtave, që ndryshe ky vend cilësohet nga turistët ndërkombëtar edhe si Toskana e Kosovës.

Sikurse çdo vit edhe këtë vit, Hardh Fest është duke promovuar vlerat e jashtëzakonshme që kanë prodhuesit dhe përpunuesit vendor të produkteve të rrushit si dhe promovimin e rajonit vreshtar në këtë komunë dhe njëherërit të ruajë traditat dhe zakonet e vreshtarisë, verës, trashëgimisë shpirtërore, enologjinë si dhe mundësinë për promovimin e turizmit të kësaj komune.

FINCA Kosovë, do vazhdoj përkrahjen e ngjarjeve të tilla kulturore në mbarë vendin, në nivel lokal dhe regjional duke synuar mbështetjen e zhvillimit ekonomik të prodhuesve vendor në tërë Kosovën.

FINCA, Të ndërtojmë të nesërmen së bashku!

 
 
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore dhe u mundësojnë ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.
©2018 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë