FINCA Kosovë mbështet trajnimin për mësimdhënës dhe edukatorë të qendrës Down Syndrome Kosova


Në mbështetje të nxënsëve me sindromën Down dhe për të kontribuar në ngritjen e kapaciteteve brenda institucioneve edukativo-arsimore, FINCA Kosovë ka mbështetur trajnim tre ditor për 50 mësimdhënësit dhe edukatorë të organizuar nga qendra Down Syndrome Kosova, e cila ofron shërbime psiko sociale për fëmijët me sindromën Down.

Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve të edukatorëve e mësimdhënësve që njohurit e fituara gjatë këtij trajnimi të ndikojnë në ofrimin e shërbimeve profesionale për fëmijët me sindromën Down.

Trajnimi është mbajtur me 9 – 11 dhjetor nga ekspertja nga Anglia znj.Cecilie Mackinnon.
FINCA Kosovë vazhdimisht përkrah aktivitetet kulturore në vend duke dëshmuar që është institucion me përgjegjësi shoqërore dhe sociale.

 
 
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore dhe u mundësojnë ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.
©2018 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë