FINCA Kosovë mbështet panairin e produkteve vendore në Kamenicë “E Dua Kamenicën”


Edhe këtë vit FINCA Kosovë, përkrahu panairin e produkteve vendore në Kamenicë. Bizneset lokale dhe kultivuesit e bujqësisë, patën mundësinë që t’i promovojnë produktet e tyre dhe të krijojnë kontakte mes bizneseve dhe blerësve potencial. Prodhuesit lokal, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ekspozuan produktet e tyre, duke i shkëmbyer përvojat dhe praktikat me prodhuesit tjerë si dhe të komunikojnë me konsumatorët duke krijuar lidhje të reja në treg.

Të pranishëm në këtë panair ishin të gjithë akterët që ndihmuan në sponsorimin e këtij organizimi si dhe kryetari i Komunës së Kamenicës, nënkryetari dhe përfaqësues tjerë komunal.

Gjatë këtyre ditëve të panairit, edhe FINCA Kosovë ishte e pranishme, duke pritur vizitorë të shumtë të panairit për të promovuar produktet dhe shërbimet tona, që të përkrahim bizneset bujqësore.

Kjo ngjarje dy-ditore me 26-27 korrik ishte një mundësi e mirë që qytetarët të njihen me prodhuesit e komunës dhe në të njëjtën kohë edhe bizneset të promovojnë prodhimet e tyre duke u angazhuar që konsumimi i produkteve vendore, të prodhuara nga fermerët tanë të jetë në rritje dhe të synojmë që të kemi produkte të certifikuara me standarde të larta të ushqimit.

FINCA, të ndërtojmë të nesërmen së bashku!

 

 

 
 
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore dhe u mundësojnë ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.
©2018 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë