FINCA Kosovë inauguron degën e Suharekës


3441

Nё mёnyrё qё tё gjendemi sa mё pranё jush dhe tё pёrgjigjemi nё mёnyrё sa mё efikase ndaj kёrkesave tuaja, ju njoftojmë se FINCA Kosovё ka ndёrruar lokacionet e degës së Suharekës. Që nga data 07.09.2017 dega e Suharekës gjendet në Rrugën, Brigada 123,p.n.

Në ceremoninë e hapjes të pranishëm ishin klientë të FINCA Kosovë, përfaqësues nga institucionet mikrofinanciare, banka si dhe Menaxherë nga Zyra Qendrore e FINCA-së dhe stafi nga Dega e Suharekës. Inaugurimi i zyrës së re u bë nga Menaxheri regjional i FINCA Kosovë z. Faton Bërbatovci, i cili theksoi që objektet e reja janë vazhdimësi e standardizimit të degëve tona të cilat janë në funksion të jetësimit të misionit të FINCA-s për të ofruar shërbime financiare – cilësore dhe të shpejta, dhe për themelimin e marrëdhënieve të FINCA-s me klientët tanë duke ofruar hapsira më të mëdha dhe më mirë të organizuara.

 
 
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore dhe u mundësojnë ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.
©2017 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë