FINCA Kosovë hap degën e re në Klinë


1

Në realizimin e misionit për të siguruar qasje në shërbime financiare ndërmarrësve të vegjël dhe të mesëm në segmentin e bujqësisë dhe biznesit si shtylla të ekonomisë vendore, FINCA Kosovë sot më 15 Maj ka bërë hapjen e degës së re edhe në qytetin e Klinës, duke e zgjeruar rrjetin e degëve të saj për të qenë sa më afër klientëve të saj.

Në ceremoninë e hapjes të pranishëm ishin përfaqësues nga komuna, klientë të FINCA Kosovë, përfaqësues nga institucionet mikrofinanciare, banka si dhe Menaxherë nga Zyra Qendrore e FINCA-së dhe stafi nga Dega e Klinës. Kjo ceremoni ka përfshi një fjalim nga nënkryetari i komunës z. Enver Berisha i cili përzemërsisht pranoi ftesën të inauguroj zyrtarisht degën.

Hapjen e ceremonisë e bëri Drejtori i Operacioneve z. Ardian Kastrati i cili theksoi që dega e Klinës është e 23-ta me radhë, që tregon se FINCA Kosovë ofron mundësi dhe mbështetje nëpërmjet fuqizimit të përfshirjes financiare që rrjedhimisht kontribuojnë në gjenerimin e vendeve të reja të punës, stimulimin e bizneseve dhe agrobizneseve vendore duke i kontribuar kësisoj ekonomisë së Klinës dhe Kosovës në përgjithësi.

 
 
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore dhe u mundësojnë ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.
©2017 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë