FINCA Kosovë Certifikohet për ‘Mbrojtje të Klientit’ nga Fushata SMART


FACEBOOK COVER PHOTO

24. Janar 2017, Prishtinë dhe Uashington DC – Sot, FINCA Kosovë, organizata më e madhe mikrofinanciare në vend, ka lajmëruar se ka pranuar Certifikatën për ‘Mbrojtje të Klientit’ nga Fushata Smart. Kjo mirënjohje zyrtare është bërë pas një vlerësimi të jashtëm të thellë të të gjitha proceseve dhe politikave të FINCA Kosovë dhe vë në pah zotimin serioz të FINCA-së kundrejt standardeve të larta etike në trajtimin e klientëve të saj. Gjegjësisht, kanë qenë mbi 100 kritere mbi të cilat është bërë vlerësimi, i cili ka përfunduar në afatin më të shkurtër të mundshëm brenda 6 muajve. Poashtu, vlen të cekët se nga mijëra institucione mikrofinanciare që veprojnë nëpër botë, vetëm 60 sosh janë të certifikuara. FINCA Kosovë i bashkëngjitet një grupi prej 60 institucioneve financiare të certifikuara, duke përfshirë FINCA Kirgistan, FINCA Azerbajxhan dhe FINCA Bank Gjeorgji.

“Certifikimi nga Fushata Smart reflekton zotimin e të lartë të FINCA-së në trajtimin e klientëve në mënyrë të drejtë. Ne jemi të nderuar që progresi ynë në zbatimin e standardeve dhe politikave të përqëndruara në klient është duke u njohur”, tha Florin Lila, Drejtor i Përgjithshëm i FINCA Kosovës.
Fushata Smart është përpjekje globale për të vendosur një varg parimesh për mbrojtjen e klientit në teksturën e industrisë mikrofinanciare. Certifikata i jepet institucioneve financiare që institucionalizojnë të shtatë Parimet për Mbrojtjen e Klientit të Fushatës Smart, që përfshijnë: projektimin dhe ofrimin produkteve të duhura, parandalimin e mbingarkesës së klientëve me borxh, transparencën, çmime të përgjegjshme, trajtimin e klientëve në mënyrë të drejtë dhe me respekt, privatësinë e të dhënave të klientit dhe mekanizmat për zgjidhjen e ankesave.

Isabelle Barrès, Drejtoreshë e Fushatës Smart, ka thënë, “Përgëzime për FINCA Kosovë për zbatimin e standardeve më të larta etike dhe të qenit udhëheqëse e sektorit në mbrojtjen e klientit. Ky certifikim dërgon mesazh të fortë tek qytetarët e Kosovës se FINCA është ofrues i përgjegjshëm i shërbimeve financiare.”
Për të festuar këtë arritje, FINCA Kosovë organizoi një koktej në të cilin ishin prezent përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare, institucioneve mikrofinanciare, komunës së Prishtinës, klientë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Me këtë rast, Guvernatori i Bankës Qendrore,z. Bedri Hamza tha: “Duke i’u referuar të dhënave statistikore zyrtare, portofoli kreditor i FINCA merr pjesë me rreth ¼ e portofolit të përgjithshëm të IMF-ve në Kosovë, dhe kjo tregon se FINCA ka dhënë dhe vazhdon të jap një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik te Kosovës. Z. Hamza gjithashtu përçoi mesazhin se mbrojtja e klientit, e cila paraqet një fushë të re për Bankat, Institucionet Mikrofinancaire dhe vet BQK-në, është një sfide e cila po vjen duke u rritur çdo ditë më tepër. Në këtë drejtim, Z. Hamza potencoi se ka pas avancim duke qenë se me klientë të mirë-edukuar dhe të mbrojtur rritet cilësia, stabiliteti dhe niveli i kthimit të kredive.” Drejtori i Përgjithshëm Florin Lila dhe Kryesuesi i Bordit të FINCA Kosovës Jeff Flowers shpalosen se si u arrit Certifikata SMART si dhe zhvillimet e fundit dhe sukseset kryesore të FINCA Kosovës në vitin 2016.

FOTO 2

FOTO 3

FOTO 1

post

 
 
FINCA Kosovë është institucion mikrofinanciar degë e organizatës FINCA International me seli në Washington D.C., ShBA.
©2017 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë