FINCA Kosovё zhvendoset në lokacionin e ri në Gjilan


Në rritje të vazhdueshme, në zhvillimin e produkteve më atraktive dhe në shërbim sa më cilësor ndaj klientëve të saj, FINCA Kosovë bën zhvendosjen e zyrës së saj, në një lokacion të ri me hapësirë më të madhe, infrastrukturë më moderne, në rrugën 28 nëntori në afërsi të Medreses së Gjilanit.

Prezent në këtë ceremoni ishin të pranishëm shumë mysafir duke filluar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, klientët e FINCA’s, menaxher të institucioneve financiare, organizata qeveritare dhe jo-qeveritare dhe partnerë të tjerë.

Gjatë përurimit të hapjes së ceremonisë së zhvendosjes së degës së Gjilanit, menaxheri i degës me këtë rast falënderoi të pranishmit dhe njëherit i’a dha fjalën Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri.

Z. Lutfi Haziri, në fjalimin e tij potencoi që “FINCA Kosovë mbetet njëra nga dyert financiare më të rëndësishme për komunën e Gjilanit. Shpresojmë që FINCA do të jetë në vazhdimësi mbështetës dhe promotor zhvillimor i ekonomisë lokale i cili ndikon në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë me procedura të shpejta dhe të lehta”.
Prerja e shiritit u bë nga Menaxheri i degës së Gjilanit, dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit.

Objektet e reja janë vazhdimësi e standardizimit të degëve tona të cilat janë në funksion të jetësimit të misionit të FINCA-s për të ofruar shërbime financiare – cilësore, të shpejta, dhe infrastrukturë më të përshtatshme për punonjësit dhe klientët e saj.

FINCA, të ndërtojmë të nesërmen së bashku!

 
 
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore dhe u mundësojnë ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.
©2018 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë