FINCA gëzon fëmijët pa përkujdesje prindërore me dhurata të vitit të ri


Për t’ua bërë festat më të bukura, për t’i bërë që të ndjejnë ngrohtësinë dhe atmosferën e një familjeje, FINCA Kosovë i zbukuroi ditën, solli gëzim dhe lumturi në sytë e fëmijëve pa përkujdesje prindërore të (Organizatës për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP) të cilët janë akomoduar në familjet kujdestare duke bërë kështu shpërndarjen e pakove-dhuratave me babadimër duke demonstruar përkushtimin social të FINCA Kosovë.

Këto dhurata kishin për qëllim t’ua kthejnë buzëqeshjen qoftë edhe për pak orë fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Në këtë ngjarje përveç fëmijëve të akomoduar në familjet kujdestare, morën pjesë dhe kujdestarët e tyre si dhe stafi i OFAP-it.

FINCA Kosovë, nuk do të ndalet më këtë akt bamirësisë, por do të vazhdoj me aktivitete tjera të rradhës.

 


 
 
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore dhe u mundësojnë ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.
©2019 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë