FINCA gëzon fëmijët jetimë në SOS fshatrat e fëmijëve


1

Sot, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve FINCA organizoi një aktivitet ne SOS fshatrat e fëmijëve duke i argëtuar fëmijët jetimë me program dhe lojëra të ndryshme me personazhet e tyre te preferuara. Gjithashtu, gjatë këtij aktiviteti shfrytëzuam rastin t’i gëzojmë fëmijët edhe me disa dhurata simbolike.

Në këtë ditë femijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen atyre. Përveç një dite feste, 1 qershori duhet të jetë edhe një ditë vetëdijsimi për të ndaluar dhunën dhe abuzimin me femijët. Prandaj, edhe FINCA e shënoi këtë ditë përmes argëtimit duke demonstruar përkushtimin dhe angazhimin social ndaj komunitetit tonë.

FINCA Kosovë vazhdon edhe më tutje me iniciativa të tilla për të frymëzuar vetëdijsim dhe duke dëshmuar qe është institucion me përgjegjësi sociale dhe e ndjeshme jo vetëm ndaj këtij problemi por dhe ndaj çdo problematike sociale të komunitetit duke kontribuar me aktivitete dhe projekte të ndryshme.

 

 
 
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore dhe u mundësojnë ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.
©2017 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë