FINCA feston 8 marsin me produkt të ri për Femra Ndërmarrëse


E shënjuar si Dita Ndërkombëtare e Femrave, 8 marsi shihet dhe konsiderohet jo thjeshtë si një ditë kushtuar femrave, por para së gjithash si një arsye më shumë që përmes fuqizimit ekonomik të saj të ndihmojë në fuqizimin e pozitës së femrës në shoqëri, duke synuar kështu rritjen e rolit të gruas në komunitet.

Në këtë frymë, FINCA Kosovë, në këtë ditë të veçantë zyrtarisht ka lansuar produktin e ri “Kredi për Femra Ndërmarrëse në Biznes dhe Agrobiznes”. Produkti në fjalë është i dizajnuar enkas për mbështetje financiare, i cili do t’i vjen në ndihmë femrave ndërmarrëse për të bërë biznes profitabil e të qëndrueshëm. Po ashtu “Kredi për Femra Ndërmarrëse në Biznes dhe Agrobiznes” ka për qëllim edhe të ndikojë në ndryshimin pozitiv të pozitës së femrave, veçmas atyre ndërmarrëse, duke ndikuar pikë së pari në përmirësimin e jetës së tyre dhe familjeve të tyre.

FINCA, institucion financiar Amerikan, është zotuar që të jetë shembull, duke fuqizuar femrat në ndërmarrësi përmes sigurimit të qasjes më të mirë në financa, si dhe përmes programeve teknike dhe edukative, të cilat shërbejnë për të përmirësuar njohuritë e nevojshme për zhvillimin e bizneseve dhe agrobizneseve të tyre.

Kredia për Femra Ndërmarrëse në Biznes dhe Agrobiznes, ofron kushte të favorshme për hua marrëset me tarifë prej 0% të shpenzimeve administrative dhe grejs periudhë prej 3 deri në 12 muaj. Ky produkt, kontribuon në misionin e FINCA Kosovë, që të ndihmojë në uljen e nivelit të varfërisë nëpërmjet zgjidhjeve të qëndrueshme, duke u ndihmuar njerëzve të ndërtojnë asete, të krijojnë vende pune dhe të rrisin standardet e tyre të jetesës.

FINCA gjithashtu synon që së bashku me shoqatat lokale të grave dhe organizatat joqeveritare, të ndërtojë një platformë për femrat ndërmarrëse, përmes së cilës të mbështesin aktivitetet e tyre, për të promovuar produktet e tyre dhe për të ofruar trajnime në fusha të ndryshme. E gjitha kjo bëhet me synimin e qartë për të promovuar fuqizimin ekonomik të femrës, çka edhe konsiderohet si veçanërisht e nevojshme në Kosovë.

Mbajtja e femrave jashtë tregjeve financiare jo vetëm që e përforcon pabarazinë gjinore, por edhe ndikon në përjetësimin e varfërisë. Kur femrat janë të plotfuqishme për të punuar dhe për të krijuar bizneset e tyre – përmes qasjes në financa, dhe edukim, atëherë rrjedhimisht edhe kapacitetet e gjysmës së popullsisë botërore aktivizohen dhe ekonomitë rriten.

FINCA Kosovë, feston këtë ditë duke përcjell urimet më të mira për të gjitha femrat në mbarë botën.

GËZUAR!

 

 

 
 
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore dhe u mundësojnë ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.
©2018 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë