FINCA i dhuron materiale shkollore shkollës fillore ‘Zenel Salihu’– Bardh i Madh


FINCA Kosovë e ka ndihmuar shkollën fillore, Zenel Salihu në Fushë Kosovë, kabinetit të shkencave natyrore, të artit, kimisë, fizikës dhe biologjisë, me blerjen e pajisjeve të nevojshme për vitin e ri  shkollor, për t’ua mundësuar nxënësve një praktikë më të mirë me mjetet e nevojshme.

Drejtori i kësaj shkolle u shpreh mjaft i kënaqur me këtë iniciativë dhe falënderoi FINCA-në për donacionin e dhënë i cili do të ketë ndikim shumë pozitiv në procesin mësimor.

FINCA Kosovë, vazhdon edhe më tutje me iniciativa të tilla për të frymëzuar vetëdijësim dhe duke dëshmuar që është institucion me përgjegjësi sociale dhe e ndjeshme, jo vetëm ndaj këtij problemi por dhe ndaj çdo problematike sociale të komunitetit duke kontribuar me aktivitete dhe projekte të ndryshme.

 
 
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore dhe u mundësojnë ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.
©2018 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë