Dita Ndërkombëtare e Gruas 2017. Ke Guxim për Ndryshime!


alb 8 marsi 2017

8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas, një ditë globale ku festohen të arriturat sociale, kulturore dhe politike të gruas.

Forumi Ekonomik Botëror parashikon që dallimet gjinore nuk do të eliminohen plotësisht deri në vitin 2186. Kjo është kohë shumë e gjatë për të pritur. Çdo person çoftë grua apo burrë mund të luaj një rol për të ndihmuar në arritjen e rezultateve më të mira për gratë. Nëpërmjet veprimeve të qëlluara dhe të guximshme, ne të gjithë mund të reagojmë dhe të jemi lider të përgjegjshëm në krijimin e një bote që do të jetë më përfshirëse për gratë. Kështu që në tërë botën, Dita Ndërkombëtare e Gruas ofron mundësi për të ndërmarrë veprime të qëlluara të cilat me të vërtet do të shtyjnë përpara një ndryshim më të madh për gratë.

Gjatë 17 viteve të fundit, FINCA ka vërejtur se gratë janë huamarrëse të përgjegjëshme, të cilat perdorin të ardhurat për të përmiresuar bizneset e tyre, familjen dhe komunitetin. Kur gratë janë të fuqizuara për të punuar dhe për të krijuar bizneset e tyre – përmes qasjes në financa, edukim dhe, tregje – kapacitetet e gjysmës së popullsisë botërore aktivizohen dhe ekonomitë rriten.

Prandaj, sikurse edhe në të kaluar, edhe këtë vit çdo Filialë e FINCA-s në mbarë botën ka marrë përsipër një plan veprimi të menduar ku të gjithë së bashku, burra dhe gra kemi bashkuar forcat pë të vazhduar të ndihmojmë gratë të përparojnë barabartë dhe të realizojnë potencialin e tyre të pa limituar që u ofrojnë ekonomive në mbarë botën.

Ne linjë me misionin e insitucionit tonë dhe rëndesinë në këtë çështje, Edhe FINCA Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të Grave, me zotimin të jetë shembull duke ndihmuar në shtyrjen përpara të ndryshimeve pozitive për gratë. FINCA është zotuar të jetë shembull duke fuqizuar gratë në ndërmarrësi përmes sigurimit të qasjes më të mirë në financa si dhe përmes trajnimeve mbi edukimin financiar për të përmirësuar njohuritë e nevojshme për zhvillimin e bizneseve të tyre.

FINCA feston këtë dite te rëndësishme duke përcjell urimet më të mira për të gjitha gratë në mbarë botën. GËZUAR!

 

510       5

 
 
FINCA Kosovë është institucion mikrofinanciar degë e organizatës FINCA International me seli në Washington D.C., ShBA.
©2017 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë