Modeli Global i Biznesit

FINCA përdor një qasje të integruar për përfshirje financiare përmes strukturës së saj unike dhe gjithëpërfshirëse, ku burimet shfrytëzohen për të plotësuar nevojat e klientëve në mënyrën më të mirë.

FINCA Kosovë ofron qasje në shërbime financiare të përgjegjshme në aspektin shoqëror që mundësojnë individët me të ardhura të ulëta dhe komunitetet të investojnë në të ardhmen.

Janë katër aspekte të kësaj qasjeje:

  • Ndërmjetësimi financiar përmes ofrimit të produkteve kreditore, produkte kursimesh dhe sigurimesh të ideuara sipas nevojave lokale;
  • Ndërmjetësimi shoqëror që karakterizohet me trajnime mbi financat dhe me mbështetje, të cilat programet kreditore grupore dhe Village Bank i ofrojnë;
  • Zhvillimi i ndërmarrjeve; dhe
  • Ndikimi shoqëror përmes shfrytëzimit të rrjetit të FINCA-s me qëllim të ofrimit të mbështetjes në fushën e arsimit, shëndetësisë, ushqimit dhe trajnimeve mbi bazat e financave.

FINCA International, Inc. është organizata themeluese e rrjetit të 21 institucioneve (degëve) financiare. Në vitin 2010, FINCA ka themeluar kompaninë FINCA Microfinance Holding sh.p.k. (shkurt FMH). FMH-ja u themelua për të siguruar kapital, për të qenë të përgjegjshëm në aspektin shoqëror, me qëllim të rritjes së prezencës sonë në tregjet ekzistuese dhe për hyrje në tregje të reja, tregje pra të cilat nuk janë të shërbyera mjaftueshëm dhe në mënyrë të qëndrueshme. Përgjatë themelimit të FMH-s, kujdes i veçantë i është kushtuar mbrojtjes së misionit të FINCA-s për zbutjen e varfërisë. Janë zhvilluar struktura dhe politika qeverisëse për të siguruar jetësim të vazhdueshëm të misionit të FINCA-s dhe fokusit ndaj klientëve.

FMH-ja mbështet ato aktivitete të cilat rëndom nuk mund të gjejnë financim, si dhe aktivitete të cilat nuk mund të rriten në mënyrë organike, si:

  • Transformimi i degëve mikro-financiare në institucione financiare me licencë të plotë, të cilat klientëve u ofrojnë një gamë më të gjerë të produkteve dhe shërbimeve, përfshirë produktet e kursimit dhe sigurimit;
  • Hyrjet në tregje të reja (p.sh. në Pakistan në 2013, Nigeri 2014); dhe
  • Zhvillimi i një infrastrukture globale të shërbimeve të informatave (punët themelore bankare, rimëkëmbja nga fatkeqësia/vazhdimësia e biznesit, siguria dhe të dhënat) dhe zhvillimi i burimeve njerëzore (trajnime dhe shërbime uniformë për konsumatorët).

Partnerët e FINCA-s në FMH janë një grup i investuesve lider dhe përgjegjës në aspektin shoqëror, të cilët ndajnë misionin e FINCA-s për zbutje të varfërisë, si International Finance Corporation (IFC), KfW Bankengruppe, FMO, responsAbility Global Microfinance Fund, ASN-Novib (Managed përmes Triple Jump) dhe Triodos Investment Management. Asnjë punonjës apo anëtar i Bordit të FINCA-s nuk lejohet të investojë apo të ketë një ndikim në kapital, apo të përfitojë financiarisht nga FMH-ja, siç është cekur në dokumentin ligjor themelues të FMH-s.

Modeli unik biznesor i FINCA-s përbëhet nga zemra dhe shpirti i një organizate jo fitim-prurëse – FINCA International – me mprehtësinë biznesore të një organizate për profit –  FINCA Microfinance Holding Company— me qëllim që të bëjë një ndikim sa më optimal me shërbimet e saj jetë-ndryshuese të arrijë tek miliona njerëz e më shumë.

 
FINCA Kosovë është institucion mikrofinanciar degë e organizatës FINCA International me seli në Washington D.C., ShBA.
©2017 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë