FINCA Kosovë përbëhet nga më shumë se 160 profesionistë të përkushtuar dhe me përvojë, të zotuar për të ndërtuar një program të qëndrueshëm mikro-financiar dhe për të ofruar zgjidhje afatgjata për nevojat e klientëve të saj. Ne jemi organizatë që vazhdimisht sjell risi, të përshtatura për idetë e klientëve dhe punonjësve tanë, të cilat synojnë gjetjen e mjeteve më efikase dhe efektive në ofrimin e shërbimeve financiare për klientët tanë.

Historia e FINCA-s në Kosovë

1999  FINCA hynë në Kosovë
FINCA ishte ndër organizatat e para që pas konfliktit hyri në Kosovë me synim të mbështetjes së zhvillimit ekonomik.
2000  Inaugurimi i parë
Shkëlqesia e saj, mbretëresha Rania Al-Abdullah e mbretërisë Hashemite të Jordanisë zyrtarisht inauguroi programin mikrofinanciar të FINCA-Kosovës në vitin 2000, duke e shpërndarë kredinë e parë grupore në Malishevë.
2008  Zyra Qendrore e FINCA-s zhvendoset në Prishtinë
FINCA kalon në kryeqytet, në qendrën administrative të Prishtinës. FINCA gradualisht zgjeron fushëveprimin e saj në trevat tjera, përfshirë të gjitha viset e banuara nga pjesëtarët e pakicave tjera etnike.
2010  10 vjetori i FINCA-s në Kosovë
FINCA-Kosovë festoj 10 vite të ofrimit të shërbimeve financiare që kanë ndryshuar jetë.
2014  FINCA sot
FINCA ofron produkte kreditore klientëve përmes 19 degëve të saj të vendosura gjithandej vendit. Ka më shumë se 160 punonjës dhe akoma është duke u rritur.
 
FINCA Kosovë është institucion mikrofinanciar degë e organizatës FINCA International me seli në Washington D.C., ShBA.
©2015 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë