FAQs

FAQs

Çka është përfshirja financiare?

Shërbimet financiare – kredi; kursime; kredi për biznes, arsimim dhe përmirësim të kushteve të banimit; sigurimi – të gjitha këto ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Këto shërbime janë të rëndësishme edhe për të varfërit, mirëpo ata nuk kanë qasje në to. Përfshirja financiare do të thotë gjetja e mënyrave të ofrimit të të gjitha shërbimeve të rëndësishme financiare të gjithë njerëzve, pavarësisht gjendjes apo të kaluarës së tyre.
Kthehu në Fillim

Çka është mikro-financa?

Mikro-financat janë një mënyrë e promovimit të përfshirjes financiare. Ofron shërbime financiare me kushte të tilla që edhe familjet me të ardhura të ulëta mund t’i përballojnë.
Kthehu në Fillim

Çka është Village Banking?

Village Banking është një formë e mikro-financave dhe FINCA ka qenë pioniere e saj, dhe ngërthen grupe prej 10-20 ndërmarrës me të ardhura të ulëta të cilët takohen çdo javë apo çdo dy javë për t’i marrë këto tri shërbime: kredi të vogla për vetë-punësim, 50 apo 100 dollarë për të nisur apo zgjeruar një biznes; një stimulim për të kursyer dhe mënyrë e akumulimit të kursimeve; miqësi dhe mbështetje të përbashkët për zhvillim të biznesit. Pasi ndërmarrësit me të ardhura të ulëta nuk e kanë llojin e kolateralit të kërkuar nga shumica e bankave komerciale, anëtarët e grupit Village Banking e garantojnë kredinë e njëri-tjetrit. Ata udhëheqin një organizatë demokratike, zgjedhin udhëheqësit e tyre, dizajnojnë procedurat e tyre, mbajnë libra, menaxhojnë fonde, mbikëqyrin pagimin e kredive dhe zbatojnë penalizime për mos-respektim.
Kthehu në Fillim

Çka është një “institucion i qëndrueshëm financiar”?

FINCA tenton të ndërtojë institucione lokale mikro-financiare permanente. Pas një investimi fillestar, këto institucione nuk kanë më nevojë për subvencione të jashtme, dhe mund t’i mbulojnë kostot vetanake operative me të ardhurat që i pranojnë nga biznesi i tyre. Pasi që janë të qëndrueshme, filialet e FINCA-s ofrojnë një burim konstant dhe të besueshëm të produkteve mikro-financiare për konsumatorët me të ardhura të ulëta në komunitetet ku ato veprojnë.

Kush e financon FINCA-në?

FINCA International, Inc.—një 501(c)(3) organizatë jo fitim-prurëse, financon programet e saj për nisje të biznesit, për hulumtime shoqërore, zhvillim të produkteve si dhe shumicën e aksioneve në kompaninë FINCA Microfinance Holdings dhe filialeve të vendeve përmes donacioneve. Fondet vijnë nga një gamë e burimeve, përfshirë SHBA-të dhe agjencitë qeveritare ndërkombëtare për zhvillim, fondacione private, korporata, organizata fetare dhe shërbyese, si dhe donatorë individual.

FINCA Microfinance Holding Company, LLC (FMH) është e financuar nga investitorë – të përgjegjshëm në aspektin shoqëror, përfshirë International Finance Corporation (anëtare e Grupit të Bankës Botërore); KfW (Banka gjermane për zhvillim); FMO (Banka holandeze për zhvillim); responsAbility Global Microfinance Fund (një fond investues i këshilluar nga menaxheri i aseteve të responsAbility Social Investments AG me seli në Zvicër; Triple Jump (firmë investuese mikro-financiare me seli në Holandë). FINCA International, Inc., është ajo që mban shumicën e aksioneve.

Pasi filialet e FINCA-s arrijnë qëndrueshmërinë, ato vetë-financohen. Mirëpo, filialet ndonjëherë marrin donacione apo huazojnë fonde për të rritur portofolat e tyre kreditor – shuma të fondeve të cilat duhet t’ua japin kredi konsumatorëve me të ardhura të ulëta.
Kthehu në Fillim

Si është FINCA ndryshe nga organizatat tjera mikro-financiare?

Prezenca globale: Duke vepruar në 23 shtete dhe duke shërbyer pothuajse 1.5 milion klientë, shtrirja e FINCA-së është më e gjera dhe më gjithëpërfshirësja në rrjetet e sotme të mikro-financave. FINCA është pronare e të gjitha filialeve të saj dhe ofron shërbime të drejtpërdrejta për klientët e saj.

Produktet: FINCA ofron një gamë të produkteve financiare të dizajnuara enkas për nevojat lokale: kredi të vogla dhe produkte të kursimeve, sigurim dhe remitanca. Në çdo shtet ne ofrojmë disa lloje të kredive, të cilat përkojnë me nevojat e konsumatorëve dhe me ekonominë lokale. Në vendet me shumicë myslimane ne ofrojmë financime që janë në përputhje me islamin. Në Ekuador ne ofrojmë sigurim shëndetësor, ndërsa në Ugandë ofrojmë një program unik kreditor për gjeneratorë të vegjël solar. Ne jemi vazhdimisht novator në krijimin e produkteve, të cilat përmirësojnë bizneset e klientëve tonë dhe cilësinë e tyre të jetës.

Modeli biznesor: FINCA operon me një model biznesor unik dhe të integruar, që pranon donacione dhe investime. Qasja jonë shfrytëzon kapitalin në dispozicion dhe promovon transparencë më të madhe, qëndrueshmëri dhe standarde më të larta të praktikave biznesore. Modeli ynë biznesor na lejon të arrijmë një performancë të baraspeshuar financiare dhe sociale të pashoq në industri.

Çfarë lloje të aktiviteteve FINCA Kosovë nuk i financon?

FINCA nuk jep kredi apo shërbime tjera financiare individëve të kyçur në aktivitetet në vijim:

a. Prodhimi apo tregtimi me çfarëdo produkti apo aktiviteti i cili sipas ligjeve kombëtare konsiderohet kundërligjor, apo sipas rregulloreve apo konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, apo që janë subjekti i ndërprerjes graduale apo ndalesave, siç janë ilaçet farmaceutike, pesticidet/herbicidet, substancat që varfërojnë ozonin, PCB, jetën e egër apo produkte të rregulluara me Komitetin për Tregti Ndërkombëtare me specieve të rrezikuara.

b. Prodhimi apo tregtia me armë dhe municion si aktivitet primar biznesor;

c. Prodhimi apo tregtia me pije alkoolike (përjashtuar birrën dhe verën) si aktivitet primar biznesor;

d. Prodhimi apo tregtia me duhan si aktivitet primar biznesor;

e. Bixhozi, kazinot dhe ndërmarrjet ekuivalente si aktivitet primar biznesor;

f. Çdo biznes që ka të bëjë me pornografi apo prostitucion;

g. Tregtia ndër-kufitare me mbeturina apo produkte nga mbeturinat, përveç nëse janë në pajtim me Konventen e Baselit dhe rregulloreve shoqëruese;

h. Prodhimi, tregtia, ruajtja apo transporti, në sasi thelbësore, i kemikateve të rrezikshme apo përdorimi në shkallë komerciale i kemikateve të rrezikshme. Kemikatet e rrezikshme përfshijnë gazolinen, kerozinen dhe produktet tjera nga petroli;

i. Transport me anije i vajit apo substancave tjera të rrezikshme në tankerë të cilat nuk janë në pajtim me kërkesat e Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO);

j. Prodhimi apo tregtia me materiale radioaktive. Kjo nuk vlen për blerjen e pajisjeve mjekësore, pajisjeve për kontrollimin (matjen) e cilësisë dhe çdo pajisje, burimi i radioaktivitetit të së cilave konsiderohet shpërfillës dhe/ose i mbështjellur në mënyrë adekuate;


 
FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore dhe u mundësojnë ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.
©2017 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë