Kush Jemi Ne

Mirë se vini në FINCA Kosovë

Programi mikro-financiar i FINCA-s në Kosovë filloi në shkurt të vitit 2000 me fonde dhe mbështetje nga USAID. Fillimisht, FINCA Kosovë themeloi selinë e saj në Prizren, e më pas, në nëntor 2008, zhvendosi selinë e saj në Prishtinë.

FINCA Kosovë është filial i FINCA International, e cila shërben më shumë se një milion klientë në 23 shtete në 5 kontinente. FINCA Kosovë është një organizatë unike. Jo vetëm që jemi pjesë e një organizate globale mikro-financiare, por ajo që na veçon është misioni ynë, i cili sjell përfitime mikro-financiare për aq ndërmarrës me të ardhura të ulëta sa burimet tona financiare dhe njerëzore lejojnë. Përveç kësaj, 15 vite të përvojës sonë në Kosovë na vënë në një pozitë shumë më të mirë, në krahasim me çdo institucion tjetër financiar, për të kuptuar klientët tanë më mirë dhe për të ofruar zgjidhje të mirëfillta financiare me ndikim pozitiv në jetët e atyre që i qasen këtyre zgjidhjeve.

Aktualisht, ne ofrojmë produkte kreditore për klientë në gjithë rrjetin tonë prej 19 degëve.

Lexo më shumë

 
FINCA Kosovë është institucion mikrofinanciar degë e organizatës FINCA International me seli në Washington D.C., ShBA.
©2015 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë