Xhevat Uka

DSCF7134

Xhevat Uka

Xhevat Uka, një kryefamiljar, mori kredinë e parë në FINCA vitin e kaluar për të investuar në tokën e tij. Ai ka ndërtuar një biznes të njëmend familjar në pronën e përbashkët me 21 anëtarët e familjes së tij, ku e gjithë familja punon bashkarisht.

Përvoja e tij e parë kreditore ishte me një prej bankave më të mëdha të Kosovës, mirëpo për shkak se Nëpunësi Kreditor ndërroi vendin e punës, gjegjësisht kaloi nga banka ku punonte, në FINCA, edhe Xhevati e përcolli dhe shkoi pas tij, duke u bërë një prej klientëve më të devotshëm të FINCA-së.

Plotësisht i dedikuar ndaj Nëpunësit të tij Kreditor, Xhevati tani është një prej shumë klientëve që kërkojnë qasjen mirëseardhëse dhe udhëzime nga punonjësit e FINCA-së.

Pas investimit në tokën e tij bujqësore, familja e tij shumë shpejtë arriti të investojë në të mbjella, të cilat ai i shet tek një kompani lokale qumësht-prodhuese; ndonjëherë ai i eksporton produktet e tij në vendet fqinje.

Dëshira e tij më e madhe në jetë është që 5 fëmijët e tij të vazhdojnë të punojnë këtë biznes familjar në fermë dhe që biznesi i tyre të zgjatë përgjithmonë.

 

Lexo më shumë

 
FINCA Kosovë është institucion mikrofinanciar degë e organizatës FINCA International me seli në Washington D.C., ShBA.
©2017 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë