Sabrije Tehaj

Kosovo-oct25-029

Sabrije Tehaj

Sabrije Tehaj jeton me burrin e saj, me katër fëmijët e tyre të vegjël dhe me vjehrritë e saj në një shtëpi të vogël në fshatin Kushnin, në regjionin e Hasit të Kosovës. Burri i saj punon në një furrë ndërsa Sabrija ndihmon familjen me fitimet nga biznesi i saj që e bënë në shtëpi.

Një rrobaqepëse kreative dhe e shkathët, Sabrija dizajnon dhe qëndis zbukurimet e veshjeve tradicionale martesore të regjionit të saj. Qepja me dorë e veshjeve unike, me modele komplekse dhe me ngjyra të shumta, kërkon shumë punë mirëpo rezultati është i jashtëzakonshëm dhe vlerësohet lartë në komunitet.

Sabrija iu bashkua grupit ‘Temaj’ të Village Bank të FINCA Kosovës, për të zgjeruar dhe forcuar biznesin e saj. Ajo e shfrytëzoi kredinë e parë të saj prej 500 Eurosh për të blerë materiale dhe gjësende tjera me shumicë, për të kursyer të holla. Biznesi i saj rritet gradualisht duke u bërë më fitim-prurës. Ajo planifikon të vazhdojë marrëdhënien e saj me FINCA-n dhe gëzohet kur kontribon në mirëqenien e familjes së saj, ngase familja ka nevojë për të hyra dhe ajo ndihmon në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për fëmijët.

Lexo më shumë

 
FINCA Kosovë është institucion mikrofinanciar degë e organizatës FINCA International me seli në Washington D.C., ShBA.
©2017 FINCA Kosovë
Politikat e Privatësisë